Futbollisti i parë që transferohet nga Maqedonia te Dinamo Kievi

Futbollisti i talentuar, Reshat Ramadani, ka bërë hap të madh në karrierë, duke kaluar nga Shkëndija e Tetovës te Dinamo Kiev. Ramadani 19-vjeçar, luan në mesfushë, ndërsa skuadra tetovare për të pritet të përfitojë rreth 300 mijë euro. Po ashtu Shkëndija do të përfitojë 15 për qind të shumës nga transferimi i ardhshëm i lojtarit. Me skuadrën e madhe ukrainase, Ramadani ka firmosur për pesë vjet.

Ai është rritur te Shkëndija, ndërsa ekipit të parë iu bashkua në moshën 17-vjeçare. Në kampionatin e Maqedonisë ka luajtur 23 ndeshje, ndërsa pesë të tjera i ka në kupat evropiane.

Ai është i pari futbollist që transferohet nga një klub i Maqedonisë te Dinamo Kievi. Ramadani luan për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut. Dinamo ishte nënkampion i Ukrainës në vitin e kaluar. Ka 16 tituj të Ukrainës, që është rekord.

LEXO EDHE:

Back to top button