Futbollisti kërçovar luan për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë?!

Një fenomen i vërtetë futbollistik na vjen nga Kërçova. Bëhet fjalë për Shaban Zenku-n nga Borusia Mynshenglladbahu, i cili për një vit ndërroi tre kombëtare në kategoritë e të rinjve.

18-vjeçari Zenku luan në pozitën e mesfushorit dhe është pjesë e kategorive të të rinjve të skuadrës nga Bundesliga. Ai konsiderohet si një talent i madh dhe këtë vit ka luajtur për 3 kombëtaret ballkanike nga e ka edhe origjinën.

 

Fillimisht Zenku ka luajtur për ekipin U18 të Kosovës, pastaj për U18 të Shqipërisë. Dhe në ndeshjet e fundit, Zenku ishte pjesë e ekipit U19 të Maqedonisë, për të cilën luajti kundër Qipros dhe shënoi gol në fitoren 3-2

LEXO EDHE:

Back to top button