Futbollistja më e bukur në botë, zbulon lojtarët e saj të preferuar

Ana Marija Marković është një futbolliste e njohur, por edhe një influencuese duke pasur parasysh se ka mbi një milion ndjekës në “Instagram”. Markoviq së fundmi ka rënë në sy të të gjithëve në rrjetet sociale, ku poston rregullisht foto nga futboll,i por edhe nga përditshmëria e saj.

Është e rëndësishme të theksohet se Ana (22 vjeç) ka lindur në Zvicër, por mbron ngjyrat e kombëtares kroate. Kroatja, e cila u shpall futbollistja më e bukur në botë, ka zbuluar për mediat emrat e lojtarëve të saj të preferuar në botën e futbollit.

“Luka Modrić është padyshim një model i shkëlqyer për mua. Ai është një futbollist i klasit botëror dhe përfaqëson Kroacinë dhe megjithëse ka shumë lojtarë të mirë, lojtari im i preferuar është Kristiano Ronaldo sepse është shumë i disiplinuar” është shprehur Ana për mediat. Sulmuesja kroate luan në klubin e superligës zvicerane të femrave “Grashopper”.

 

Ajo ka lindur më 9 nëntor 1999 dhe pasuria e saj neto është rreth 100,000 dollarë. Në disa intervista ajo është shprehur se merr vëmendje të padëshiruar nga meshkujt, madje ka dhe nga ata që paraqiten si agjentë vetëm për ta takuar./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button