Futsal Shkupi, mëson terminin e sfidës evropiane

Futsal Shkupi mësoi emrin e kundërshtarit për në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve Europian. Përball skuadrës nga Shkupi do të jetë skuadra irlandeze e Blu Mexhik FC Dublin, ndaj së cilës skuadër Futsal Shkupi shihet si favorit.  Ndërkohë është mësuar edhe data dhe ora e zhvillimit të këtij takimi, që do të zhvillohet në Shkup.

Ndeshja Futsal Shkupi – Blu Mexhik FC Dublin do të zhvillohet me 29 nëntor në palestrën “Jane Sandanski” në Shkup me fillim në ora 19:45. Për shkak pandemisë “Covid 19”, ndeshja do të zhvillohet pa praninë e publikut.

Kujtojmë është kjo hera e tretë që Futsal Shkupi po prezanton Maqedonina në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, derisa vitin e kaluar arriti edhe suksesin më të madh, duke kaluar raundin paraelimiantorë dhe duke u kualifikuar në ndeshjet e “Main Round”.

LEXO EDHE:

Back to top button