“Kam gjetur dikë special”, Bebe Rexha rrëfehet për marrëdhënien me kineastin Keyan Safyari

Bebe Rexha përflitej që nga muaji korrik për një romancë të re, por ajo vendosi ta“zyrtarizonte” atë në muajin shtator. Në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit, ajo i uronte ditëlindjen dashurisë së saj të re, të cilit i kishte dhuruar një makinë të markës Ferrari.

- Advertisment -

Nuk vonoi shumë dhe mediat e huaja zbuluan se i dashuri i saj i ri është kineasti Keyan Safyari, i cili e ka bërë Beben tepër të lumtur këto kohë. Së fundmi këngëtarja ka treguar në një intervistë për “People” se si po shkon lidhja e saj me Keyan.

Këngëtarja ka treguar se ai është një njeri shumë i ëmbël dhe se e mbështet shumë.

“Ai është shumë i ëmbël dhe më mbështet, ai është thjesht i mrekullueshëm. Ai është në industrinë e argëtimit, por është në anën tjetër të saj, kështu që ai e kupton. Ai është atje në çdo moment për mua. Por nuk dua që fansat e mi të dinë shumë për këtë gjë, sepse unë jam nga ata persona që nuk dua të njihem për lidhjet e mia, por për artin tim. Por mendoj se kam gjetur vërtetë dikë që është shumë special dhe më bën të lumtur. Kështu që ndihem shumë me fat. Dhe ai është me fat- ai është më me fat“, ka thënë këngëtarja.

Ndërsa kur është pyetur se çfarë e bën lidhjen të funksionojë, Bebe është përgjigjur: “Të kuptuarit dhe komunikimi janë shumë, shumë të rëndësishme. Dhe unë jam shumë transparente. Kështu që mendoj se ajo ç’ka është e rëndësishme për një lidhje është transparenca dhe komunikimi. Kjo është diçka e rëndësishme për jetën dhe marrëdhëniet“.

Si e ka kaluar Bebe karantinën me të dashurin e saj?

“Kemi gatuar, kemi ngrënë dhe kemi bërë shumë seks”, është përgjigjur këngëtarja. Më pas ajo ka shtuar se shpreson shumë që nëna e të dashurit të mos e lexojë intervistën, sepse e urren kur ajo flet për të tilla gjëra në media.

LEXO EDHE:

Back to top button