Futsal Shkupi gati për sfidat evropiane të Ligës së Kampionëve

Futsal Shkupi gati për sfidat evropiane

Futsal Shkupi, është gati të zhvillojë përballjet e raundit kryesor , ku do të takohet me 3 skuadra të tjera evropiane.

Futsal Shkupi, ndeshjen e parë do zhvillojë përball Diferdanzhit më 26 tetor në orën 20.00, në palestrën ,, Jane Sandanski,,.

Një ditë më vonë Futsal Shkupi do të përballet me Luçenecin, para se më 29 tetor të sfidojë favoritin e parë, ekipin e Chrudimit nga Çekia.

Ferid Agushi, trajner i Futsal Shkupit

Ekipi është përgatitur maksimalisht për këto 3 sfida. Kemi disa futbollist të lënduar. Presim që të shënojmë 3 fitore në këto ndeshje dhe të kalojmë në raundin tjetër. Ndeshja e parë është më e vështirë dhe duke shkuar ndeshje për ndeshje. Kemi video incizimi për Diferdanzhit falë Tiranës dhe besojë se ndeshja e parë është si një finale për të gjithë. Nëse e nisim mirë atëherë do shkojë edhe më mirë për ne. Favorit kryesore është Chrudim, ndërsa ekipet e tjera janë mesatare. Natyrisht se pretendojmë fitoren dhe 3 pikët e para.

 

Arsim Fazlia, kapiteni i Futsal Shkupi

Të shënojmë sukses në 3 ndeshje edhe pse ekipet kundërshtarët janë pak të panjohur për ne. Jemi përgatitur fizikisht dhe psikiqisht për këto ndeshje. Do të përballemi me ekipet me më shumë eksperiencë , me të cilët nuk jemi përballur më parë.

 

Kujtojmë se vetëm ekipi në vendin e parë, kalon në fazën tjetër të garimit në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button