Fyerje raciste, mbetet pa punë piloti estonez

Piloti i ri estonez Juri Vips e gjen veten pa skuadër, pasi që është përjashtuar nga skuadra austriake e “Red Bull”-it në Formula 1.

Shkak janë bërë disa fyerje raciste të pilotit 21-vjeçar të bëra gjatë një loje të njohur, ku ka përdorur fyerje homofobe dhe raciste. Një gjuhë e konsideruar e papranueshme, që ka sjellë mjaft reagime në media. Andaj, “Red Bull Racing”, përmes një komunikate, ka deklaruar se ka përjashtuar nga skuadra pilotin e ri Juri Vips.

I riu estonez ka që në vitin 2018 që është pjesë e programit të të rinjve të “Red Bull”-it. Aktualisht, Vips renditet në vendin e shtatë të kampionatit të Formula 2, por karriera e tij tashmë ka marë një goditje të fortë.

LEXO EDHE:

Back to top button