G-20, Draghi: Multilateralizmi, përgjigja më e mirë për problemet e sotme
Në shumë mënyra, multilateralizmi është e vetmja përgjigje e mundshme për pandeminë, klimën, taksat, tha kryeministri italian Mario Draghi duke hapur G20-n në Romë, në panelin e parë “Ekonomia globale dhe shëndeti global”.
“Nuk është një opsion. Ne duhet të kapërcejmë dallimet tona dhe të rizbulojmë frymën e këtij forumi”, shtoi ai.
“Më në fund, ne mund të shikojmë të ardhmen me optimizëm”, vazhdoi Draghi.
Ai theksoi se fushatat e suksesshme të vaksinimit dhe veprimet e koordinuara nga qeveritë dhe bankat qendrore bënë të mundur që ekonomia globale të rimëkëmbet, duke nxitur rritjen, për të reduktuar pabarazitë dhe për të promovuar qëndrueshmërinë.
“Së bashku, ne arritëm një marrëveshje historike për një sistem tatimor ndërkombëtar më të drejtë dhe më efikas”.
“Rezultatet e arritura na kujtojnë fuqishëm rezultatet që mund të arrijmë së bashku. Ato duhet të na inkurajojnë që të jemi po aq ambicioz në të gjitha fushat në të cilat punojmë së bashku”.








