G20 Synon të parandalojnë krizën energjetike dhe atë ushqimore

G20 Synon të parandalojnë krizën energjetike dhe atë ushqimore

Sekretarja e Thesarit e SHBA, Janet Yellen, gjatë së premtes (15.09) i kërkoi grupit të vendeve të pasura të G20-ës që të ndërmerrnin veprime të menjëhershme me qëllim ndalimin e krizës ushqimore, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

‘Duhet të marrim masa për zgjidhjen e krizës afatshkurtër të pasigurisë ushqimore dhe po aq e rëndësishme është kriza afatgjatë e kësaj pasigurie, duke e lidhur këtë krizë edhe me ndryshimet e klimës’ – tha Yellen. “Shpejtësia dhe urtësia e vendimeve tona të tanishme do të tregojë rëndësinë e të pasurit të krizës nën kontroll”,  shtoi ajo.

Agjenda dy-ditore e takimit të ministrave të financave të G20 në Bali të Indonezisë, është përqendruar tërësisht tek pasojat ekonomike të pushtimit rus në Ukrainë. Në takimin e prillit të G20-ës, sërish me tematikë kryesore financat, zyrtarët e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Kanadasë dhe Ukrainës u larguan në shenjë proteste kundër pjesëmarrjes së të dërguarve rusë në samit.

Jo më larg se javën e kaluar, kryediplomati i Moskës u largua nga takimi me ministrat e Jashtëm të G20. Sergey Lavrov u tha homologëve të tij se lufta në Ukrainë nuk ishte shkaku për krizën botërore të urisë dhe sanksionet me qëllimin izolimin rus ngjanin me një deklaratë lufte./dw.com

LEXO EDHE:

Back to top button