G7 dënon Bjellorusinë për orkestrimin e krizës me migrantë
Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës kanë regjimin në Bjellorusi për orkestrimin e migrimit të parregullt përgjatë kufijve të tij.
“Këto akte të pashpirta vënë jetën e njerëzve në rrezik. Ne jemi të bashkuar në solidaritet me Poloninë, por edhe me Lituaninë dhe Letoninë, që kanë qenë cak i këtij provokimi përmes përdorimit të migrimit të parregullt si një taktikë hibride”, thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian.
Liderët e G7-ës po ashtu bën thirrje regjimit në Bjellorusi që të ndalojë fushatën e saj agresive për të parandaluar “vdekje të tjera dhe vuajtje”.
“Organizatat ndërkombëtare duhet të ofrojnë qasje të menjëhershme që të dërgohet ndihma humanitare. Veprimet e regjimit bjellorus janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga mosrespektimi i vazhdueshëm i ligjit ndërkombëtar, të drejtave themelore dhe të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të njerëzve të tij”, thuhet në reagim.








