Gabimet më të shpeshta të prindërve që sëmurin fëmijët

Në përpjekje për të mbrojtur fëmijën e tyre nga bakteret dhe viruset e jashtme, prindërit shpesh bëjnë gabime që ndikojnë në shëndetin dhe imunitetin e fëmijës.

Më poshtë shikoni tre gabimet më të zakonshme që dëmtojnë fëmijën.

Prindërit e rinj shpesh mendojnë se fëmija i tyre është gjithmonë i ftohtë dhe duhet të mbrohet me një shtresë shtesë veshjesh. Rregulli është që foshnjat ose të vegjlit duhet të veshin vetëm një shtresë më shumë se prindi i tyre, ndërsa fëmijët më të mëdhenj jo.

Të frikësuar se fëmija i tyre do të thithë baktere potencialisht të dëmshme, prindërit mbidezinfektojnë sipërfaqet në shtëpi. Mund të jetë e keqe për organizmin e fëmijës, sepse ia pakëson imunitetin, pra fëmija nuk mund të krijojë imunitet ndaj baktereve.

Prindërit gjithashtu dinë të shmangin nxjerrjen e fëmijës së tyre jashtë kur jashtë është ftohtë. Shumica e prindërve i drejtohen këtij mendimi, por është thelbësisht i gabuar. Ajri i pastër ka shumë përfitime për fëmijën, forcon imunitetin dhe sistemin e frymëmarrjes.

LEXO EDHE:

Back to top button