Gabimet që bëjnë shumica e njerëzve kur trajtojnë ftohjen dhe gripin në shtëpi

Gabimet që bëjnë shumica e njerëzve kur trajtojnë ftohjen dhe gripin në shtëpi

Është ajo kohë e vitit kur njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke kollitur, teshtitur dhe fshirë hundët. Dimri sjell me vete ftohjet, viruset dhe gripin.

“Skanimi” i rafteve të farmacive dhe leximi i forumeve në internet mund të jetë konfuze dhe mashtruese kur trajtoni ftohjet dhe gripin.

Dy farmacistë kanë paralajmëruar për disa nga gabimet e zakonshme që bëjnë njerëzit kur vetë-mjekojnë një ftohje dhe si të marrin lehtësim.

“Njerëzit shpesh marrin vitaminë C për të parandaluar ftohjet, por ka pak prova për ta mbështetur këtë,” shpjegoi Sadiq Al-Hassan, një farmacist nga Bath në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa studime sugjerojnë se vitamina mund të ndihmojë në pastrimin e ftohjes më shpejt, por provat janë ende goxha jokonkluzive.

“Një tjetër produkt i njohur për të ftohtin dhe gripin tek pacientët është echinacea”, shpjegoi farmacisti.

Echinacea është një barishte që ekspertët dikur mendonin se stimulonte sistemin imunitar për të luftuar infeksionet në mënyrë më efektive. Por studimet e fundit kanë treguar se ky suplement dietik pakëson mundësinë për t’u ftohur.

Mike Hewitson, një farmacist nga Somerset, i paralajmëroi njerëzit të mos përdorin antibiotikë të mbetur që mund të gjenin në shtëpitë e tyre.

“Gripi apo ftohja e zakonshme janë infeksione virale dhe nuk mund të trajtohen me antibiotikë. Nuk ka asnjë trajtim të drejtpërdrejtë për të kuruar të dyja infeksionet virale, ka të bëjë me menaxhimin e simptomave,” shtoi ai.

Majk sugjeroi që njerëzit t’i përmbahen qetësuesve të thjeshtë të dhimbjes si paracetamoli për të ndihmuar në kontrollin e temperaturës, si dhe të pinë shumë ujë për të qëndruar të hidratuar.

“Në përgjithësi i këshilloj njerëzit të përdorin produkte jo të markës, të cilat shpesh janë po aq efektive sa produktet e markës, por me një kosto pak më të ulët”, tha ai.

Të dy ekspertët mjekësorë theksuan se në rastin e ftohjes dhe gripit, parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi.

LEXO EDHE:

Back to top button