Gafa e pabesueshme në rrjetet sociale para sfidës PSZH-Bajern Munih

Pas 8 ditësh, PSZH e Galtier do të përballet me Bajern Munihun, të drejtuar nga Nagelsmann, në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Një ndeshje e shumëpritur në Paris. Megjithatë, një gafë e bujshme po shkakton diskutime në Francë dhe ka të bëjë me profilin social të Xhianluixhi Donaruma. Një gafë e bujshme që nuk kaloi pa u vënë re.

Në rrjetet sociale të Donaruma është shfaqur një postim që feston fitoren e fundit të Bajern Munihut, kundërshtarit të radhës të PSZH-së në Ligën e Kampionëve, të arritur në Bundesligë kundër Volfsburg-ut të ish-trajnerit bavarez, Niko Kovaç, me ngazëllimin e Matijs De Ligt, në plan të parë.

Postimi, i cili shpejt u bë “viral”, është hequr që atëherë. Personi që menaxhon rrjetet sociale të Donarumma dhe De Ligt, të dy të kompanisë menaxheriale të Mino Raiola, trashëguar nga Pimenta, duket se ka pasur një pakujdesi, duke publikuar fotot e mbrojtësit holandez në profilin e portierit të PSZH-së./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button