Gafa e re Biden drejtpërdrejt: Rusët tërhiqen nga Falluxha

Duke komentuar luftën në Ukrainë, Biden bëri një gabim, duke zëvendësuar Kherson me qytetin e Falluxhas në Irak.

“Pavarësisht nëse rusët tërhiqen nga Falluxha”, tha Biden dhe pas ndërhyrjes së një gazetari, ai u korrigjua dhe kujtoi se në të vërtetë po fliste për Kherson. Falluxha është një qytet në Irak, ku u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme gjatë ndërhyrjes amerikane në atë vend. Në vitin 2004, për shkak të humbjeve të mëdha, forcat amerikane u detyruan të tërhiqen nga qyteti dhe vetëm pas disa muajsh arritën të rimarrin kontrollin mbi të.

Për kujtesë, pas humbjeve të mëdha, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu urdhëroi dje forcat ruse të tërhiqen nga qyteti i Khersonit. Shumë besojnë se ky vendim mund të jetë një pikë kthese në luftën me Ukrainën, e cila po vazhdon prej 9 muajsh.

LEXO EDHE:

Back to top button