VIDEO / Gallatasarai mund Lacion me gafën e Strakoshës

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e programit në Ligën e Evropës, të cilat ishin paraparë të zhvillohen me fillim nga ora 18:45. Ndër ndeshjet më interesante të këtij programi ishte ajo mes Galatasaray e Lazio, takim ky ku triumfuan nikoqirët me rezultat minimal 1:0, falë një interevenimit katastrofal të Strakoshës që shënoi autogol.

Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 gjigandin hungarez Ferencvarosh.

Fitores në transfertë iu gëzua skuadra angleze e Uest Hamit, që shënoi fitore ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 2:0.

 

Në sfidat e tjera, Genk triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën austriake ndaj Rapidit të Vjenës, serbët e Crvena Zvezdës mposhtën Bragën me shifrat 2-1 dhe Midtjylland e Ludogorets u ndanë në barazim 1-1.

Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të programit të orës 18:45 të Ligës së Evropës.

Grupi E

Galatasaray 1 – 0 Lazio

Lokomotiv Moscow 1 – 1 Marseille

Grupi F

FC Midtjylland 1 – 1 Ludogorets

Crvena Zvezda 2 – 1 Braga

Grupi G

Bayer Leverkusen 2 – 1 Ferencvaros

Real Betis 4 – 3 Celtic

Grupi H

Dinamo Zagreb 0 – 2 West Ham United

Rapid Wien 0 – 1 Genk

LEXO EDHE:

Back to top button