Gallatasaraj dërgon ankesë kundër Hoze Murinjos në UEFA e FIFA

Klubi futbollistik Galatasaray, ka njoftuar se do të bëjë ankesë kundër trajnerit të Fenerbahçes, Hoze Murinjo në UEFA dhe FIFA për racizëm.
Sipas tyre, Murinjo ka ofenduar popullin turk që kur filloi punën si trajner në Turqi.
”Ju njoftojmë se për këto deklarata raciste për Hoze Murinjon do të dorëzojmë akuzë në prokurori dhe do të bëjmë ankesë në UEFA dhe FIFA. Përveç gjithë këtyre tentativave, do të ndjekim qëndrimin e trajnerëve të kundërshtarit tonë rreth kësaj deklarate.” thuhet në njoftimin e Gallatasarait.