Gallatasaraj shumë pranë firmës me “yllin” e Mançester Junajtedit

" "

Padyshim, një ndër ekipet me merkaton më të bujshme të kësaj vere janë dhe kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët pas nënshkrimeve me Zaha, Ikardin e Angelino, tashmë kërkojnë një tjetër “yll” në Stamboll.

Bëhet fjalë për brazilianin e Man. Junajtedit, Fred, i cili tashmë është kthyer në objektivin e merkatos së turqve dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloidëve britanikë është arritur dhe akordi me lojtarin.

Mirëpo, nuk përfundon me kaq, pasi tani “luanët” e Stambollit duhet të gjejnë marrëveshjen me klubin e “Djajve të Kuq”, të cilët nga ana tjetër presin largimin e Fredit, për të nisur negociatat me “yllin” maroken, Sofian Amrabat.

LEXO EDHE:

Back to top button