Galliani konfirmon bisedimet për blerjen e madhe

“Prej 20 vitesh kampionatin në Itali e fitojnë Milani, Interi e Juventusi. Do të përpiqemi të ndryshojmë këtë trend”. Është ky komenti i bërë nga drejtori sportiv i Monza-s, Adriano Galliani, që ka idetë e qarta për të ardhmen.

Menaxheri i njohur kërkon të sjellë në Itali sulmuesin argjentinas Mauro Ikardi. Ai pranon bisedimet me të, duke lënë të hapur çdo mundësi.

“Nëse do të marrim Icardi? Nuk e di, të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Të presim, sidomos në ditët e fundit të merkatos, ku mund të ketë shumë surpriza. Këtë vit merkato na gjen me një kampionat që ka avancuar shumë. Synojmë njerëz që e njohin Serie A, pasi të huajt kanë nevojë të ambientohen. Icardi e njeh kampionatin tonë”, tha Galliani.

LEXO EDHE:

Back to top button