Galtier tregohet i qartë, vendos 3 rregulla të reja te PSZH

Naser Al Khelaifi ishte i qartë përpara se të emëronte Kristof Galtier se gjërat duhej të ndryshonin në PSZH dhe trajneri i ri, nuk ka humbur kohë duke lënë gjurmë. Në turnenë në Japoni, lojtarët e PSZH-së po mësojnë se si do të jetë jeta nën drejtimin e trajnerit të tyre të ri, me Galtier që ka vendosur rregulla të reja në dhomat e zhveshjes.

– Kush vjen me vonesë dërgohet në shtëpi

Lojtarët e PSZH-së pritet të mbërrijnë për stërvitje të mbërrijnë për stërvitje çdo mëngjes nw orwn 8:30 deri në 8:45. Nëse lojtarët janë vonë dhe pa arsye, atyre do t’u ndalohet hyrja dhe do të dërgohen në shtëpi.

– Nuk ka përdorim të telefonave gjatë konsumimit të ushqimit

Në mëngjes dhe në drekë, lojtarët nuk do të lejohen të përdorin celularët e tyre. Galtier dëshiron të krijojë më shumë unitet në grup, dhe ai e sheh këtë si një mënyrë për ta ofruar atë.

– Ushqimi të haet në grup

Lojtarët e PSZH-së do të hanë vaktet e tyre së bashku në “Camp des Loges”.

– Një reagim pozitiv

Deri më tani, lojtarët i janë përgjigjur mirë ardhjes së Galtier dhe futjes së rregullave të reja. Nejmar ka reaguar mirë dhe duket i përkushtuar ndaj kauzës te PSZH, pavarësisht zërave se klubi do ta linte të largohej këtë verë. Galtier, nga ana e tij, ka insistuar gjithmonë se braziliani është pjesë e planeve të tij

LEXO EDHE:

Back to top button