PSZH “vjedh” përforcimin e Njukasëllit

Skuadra e PSZH-së, konfirmoi një tjetër përforcim të ri në sulm. Sulmuesi i Reims, Hugo Ekitike, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me klubin parisien dhe do të forcojë sulmin tashmë të fuqishëm të PSZH-së.

“Ndjenjat janë të përziera, ka shumë emocione. Jam krenar që kam ardhur te PSZH. Është një nder i madh të jem në këtë klub”, tha Ekitike.

Hugo ishte gati të nënshkruante me Njuakësëllin, por në fund vendosi të pranonte ofertën e gjigantit francez.

“Zemra zgjodhi. Unë jam francez, PSZH është një klub nga vendi im dhe një klub me lojtarë të mëdhenj. Ka shumë cilësi dhe mundësi për të luftuar për trofe. Ishte një zgjedhje krejtësisht logjike për mua. Kam gjithçka që më duhet për të përparuar”, përfundoi sulmuesi i ri.

Futbollisti 20-vjeçar do të luftojë për një vend në sulmin e PSZH-së me yjet si Mesi, Mbape dhe Nejmar.

LEXO EDHE:

Back to top button