FC Shkupi do të sfidojë Ludoretcin ose Shamrokun, në Champions ose Liga Evropa!

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Nga skuadrat shqiptare, vetëm FC Shkupi lufton për këtë raund kualifikues, pasi që para vehtës ka Dinamo Zagrebin, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Shkupit ndodhej në minigrupin e pare, ku pritej të kishte emra të mëdhenj në rast kualifikimi. Dhe në rast se kualifikohet ndaj Dinamo Zagreb-it, skuadra e FC Shkupi do të përballet me fituesin e ndeshjes Ludogorets-Shamrok Rovers.

Mirëpo e pabesueshme është fakti se në rast se disfatës, FC Shkupi luan në raundin e tretë të Ligës Evropa dhe atje do të përballet sërisht me këtë dyshe, por me humbësin e sfidës Shamrok – Ludogoretc. Kujtojmë se sfidat e raundit të tretë të Ligës Evropa, janë caktuar më 4 dhe 11 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button