Mickoski: Nëse populli i thotë jo ndryshimeve kushtetuese në referendum, do të kërkohet kornizë tjetër negociuese

Mickoski: Nëse populli i thotë jo ndryshimeve kushtetuese në referendum, do të kërkohet kornizë tjetër negociuese

VMRO-DPMNE-ja në shtator mund të fillon me grumbullimin e nënshkrimeve të nevojshme për referendum mbi përbërjen e kornizës negociuese me BE-në dhe përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski pritet që një ide të tillë ta shpalos para organeve partiake. Sipas Mickoski nëse populli i thotë jo ndryshimeve kushtetuese në referendum, do të kërkohet kornizë tjetër negociuese.

“Akoma vazhdon analiza sepse bëhet fjalë për çështje serioze. Jemi njerëz serioz dhe duam që kur të dalim para qytetarëve duhet të dalim me fakte dhe dëshmi, të bazuara në fakte dhe me bazë juridike që të mos kemi interpretime se si do të kuptohet. Periudhën që vazhdon do ta shfrytëzoj për t’u konsultuar me ekspertë nga e drejta kushtetuese”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button