Atletiko ëndërron Ronaldon, Simeone miraton transferimin

Kristiano Ronaldo është lidhur me një rikthim shokues në La Liga, edhe pse nuk është me Real Madridin, ku ai ndërtoi një trashëgimi që me siguri e shënon atë si lojtarin më të madh në historinë e tyre, por me armiqtë e mëdhenj, Atletiko Madrid.

Gazeta spanjolle “Diario AS” ka raportuar se lojtari mund të jetë në rrugën e tij drejt rivalëve të qytetit Atletiko Madridi, në atë që do të ishte një thikë në zemrat e të gjithë tifozëve të “Los Blancos”. Portugezi 37vjeçar tronditi botën e futbollit pasi kërkoi largimin nga Man. Juanjted i Erik ten Hag-ut këtë verë, megjithëse nuk ka tërhequr aq vëmendjen që mund të kishte shpresuar.

Sipas raportimeve, përfaqësuesit e Ronaldos kanë kontaktuar me skuadrën e Diego Simeones dhe kanë bindur trajnerin argjentinas që të bëjë një lëvizje për lojtarin. Sipas mediave spanjolle, Simeone ka dhwnw dritw jeshile qw tw kryhet ky operacion.

Pas 311 golave në 292 ndeshje për Realin dhe fitores ndaj Atletikos në jo një, por dy finale të Ligës së Kampionëve në tre vjet, Ronaldo u bë armiku numër një publik në mesin e tifozëve të Atletikos dhe një lëvizje nw kampin e tyre, me siguri do të krijonte fërkime me bazën e tifozëve.

LEXO EDHE:

Back to top button