Galtieri në telashe, humb edhe një titullar përmes lëndimit

Përmes një komunikate, Paris Sen Zhermeni njoftoi se mesfushori italian Marko Verati do të mungojë në ndeshjen e ekipit të Galtierit në Ligue 1, kundër Anzherit. Skuadra parisiene shpjegoi se për shkak të një shqetësimi fizik, Verati u detyrua të lërë në gjysmë stërvitjen.

Renato Sançes gjithashtu u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, por nuk do të paraqitet kundër Anzherit, pasi do jetë gati plotësisht këtë fundjavë kundër Renit. Mbrojtësi i krahut Nuno Mendes është stërvitur edhe me pjesën tjetër të skuadrës, por nuk konfirmohet nëse mbrojtësi portugez do të luajë këtë të mërkurë. Trajneri Kristof Galtier shpreson te rikthimi te fitorja pas një disfate zhgënjyese së fundmi ndaj Lensit me 3-1.

LEXO EDHE:

Back to top button