Gana mposht Korenë e Jugut dhe kërcënon Portugalinë

Ka qënë një ndeshje spektakolare ajo mes Koresë së Jugut dhe Ganës e cila u mbyll 2-3 me fitoren e ekipit afrikan. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishët të Ghanës teksa realizuan me Salisu 24′ dhe Kudus 34′.

Por në pjesën e dytë Korea u kundërpërgjigj duke barazuar shifrat nga dopieta e Cho Gue-Sung 58′ 61 Megjithatë ekipi afrikan nuk u dorëzua dhe gjeti golin fitores me Kudus në 68′ i cili e mbyll këtë sfidë me dopietë.

Kjo fitore e ngjit Ghanën në vendin e 2 me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia që luan në mbrëmje ndaj Uruguajit. Ndërkohë Grupin H e mbyll Uruguaji në vendin e 3 me 1 pikë po aq sa ka dhe  Koreja e Jugut.

LEXO EDHE:

Back to top button