Ganiu për gjendjen në Çair: Punojmë pa ndërprerë për sanimin e dëmeve

Ganiu për gjendjen në Çair: Punojmë pa ndërprerë për sanimin e dëmeve

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka reaguar në lidhje me gjendjen pas shiut të rrëmbyeshëm që kaploi qytetin e Shkupit.

Ganiu në një postim në Facebook ka shkruar se ekipet komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve.

“Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara, po mënjanohen drunj të rrëzuar dhe pastrohen pusetat aty ku paraqitet nevoja”.

“Njëkohësisht deri tani kemi pranuar edhe telefonata nga qytetarë tanë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ju kemi mundësuar depërtim sa më të lehtë të ekipeve emërgjente medicinale deri te ata. Po ashtu informojmë se edhe një pjesë e Komunës së Çairit pas motit të ligë është pa energji elektrike, por se ekipet e EVN-së me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm janë duke punuar për mënjanimin e defektit të largëpërçuesit”, ka shkruar mes tjerash Ganiu.

Ndryshe, reshjet e sotme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Shkup, ndërsa Bashkia e Shkupit ka mbajtur mbledhje urgjente për të vendosur për masat që do të ndërmerren.

LEXO EDHE:

Back to top button