Gara për qytetin e Shkupit, drejtë përfundimit

Dy kandidatët për kryetar të qytetit të Shkupit thanë se të dielën vota e qytetarëve është vendimtare. Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, bëri thirrje për bashkim. Ai thotë se vota për të do të thotë mbështetje për zhvillimin e ardhshëm të qytetit, ndërsa përkujtoi se paratë për projektin “Shkupi 2014”, në vend të barokut, u ndanë për rindërtimin e shkollave të mesme.

“Le të bashkohemi për përparimin e Shkupit. Çdo dotë është e rëndësishme. Çdo votë vendosë. Mos lejojmë Shkupi të kthehet prapa dhe në vend se të investojmë në arsim dhe edukim, përsëri paratë të shpenzohen për gurë, polistiren dhe bronz. Ju vendosni. Shkupi patjetër duhet të ecë përpara. Fëmijët tanë,, nipërit tanë, brezat tanë të tanishëm dhe të ardhshëm, por ne Shkupjanët e meritojmë këtë”, tha Petre Shilegov, kandidat për Shkupin.

Kandidatja e pavarur Danela Arsovska e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja në një paraqitje përmes videos i theksoi projektet kryesore. Qarkullim i rregulluar në komunikacion, transport publik falas, rrugë të pastra, zona të mbrojtura të gjelbra dhe shërbime publike funksionale…

“Nuk jam politikane, jam menaxhere. Por mbi të gjitha jam qytetare e këtij qyteti. Si juve ashtu edhe mua më kanë ardhur në majë të hundës politikanët që kujdesen më shumë për karrierën e tyre politike sesa ne qytetarët. Si juve ashtu edhe mua më kanë ardhur në majë të hundës premtimet boshe dhe gënjeshtrat. Besoj se mund të bëjmë më mirë dhe meritojmë më mirë”, Danela Arsovska, kandidate për kryetare të Shkupit.

Shilegov apo Arsovska? Të dielën, banorët e Shkupit do të vendosin se cili prej tyre do ta drejtojë kryeqytetin, i cili ka buxhetin më të madh nga të gjitha pushtetet e tjera lokale.

 

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button