Njukasëll shkarkon trajnerin, Brus: Nuk isha i dashur atje

Njukasëll konfirmoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Stiv Brus. Ashtu siç u prit që kur sheikët e Arabisë Saudite morën drejtimin, është raportuar që Brus do të shkarkohet. Sot klubi anglez përmes një komunikate konfirmoi se Stiv Brus është larguar me marrëveshje të dyanshme.

“Njukasëll mund të konfirmoi që Stiv Brus është larguar nga pozita e kryetrajnerit me marrëveshje të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

 

Pas shkakrkimit nga detyra e trajnerit, Brus deklaroi se mund të jetë ky angazhimi i fundit e tij në karrierën e tij.

 

“Mendojë se është angazhimi im i fundit. Është shumë shumë rëndë. Asnjëherë nuk isha i dashur dhe ndjeja që njerëzit dëshiron që unë mos të kem sukses dhe ata thanë se do të dështoja, se isha i padobishëm, se isha vetëm i shëndoshë duke zënë hapësirë, lakër e paaftë taktikisht,” tha mes tjerash Brus për mediat angleze.

 

Në karrierën e tij, Stiv Brus ishte trajner te skuadrat e Viganit, Shefilld Junajtedit, Aston Villa, Sanderlendit, Hull, Birmingamit, Kristal Pallasi dhe Hadersfilldit.

LEXO EDHE:

Back to top button