Gara për vaksinën, Moska: Vaksina jonë funksionon në 92% të rasteve

Gara për vaksinën kundër COVID-it nuk ndalet. Pas lajmërimit të kompanisë Pfizer për rezultat e shkëlqyer që kanë arritur vaksina e tyre, ku 90 për qind e të testuarve kanë pasur përgjigje pozitive, vjen edhe përgjigja nga Moska ku bëjnë të ditur se vaksina e tyre Sputnik IV ka një efikasitet prej 92 për qind.

Duke u bazuar në një reagim të ministrit të Shëndetësisë  ruse, në qendrën shkencore shtetërore Gamaleya dhe të Fondit Rus të Investimeve, rezultatet tregojnë se vetëm 20 vullentarë nga 16 000 që kanë marrë këtë vaksinë janë infektuar me Covid-19.

Por, bota perëndimore është shumë skeptike për vaksinën ruse, sepse ka mungesë të madhe të të dhënave gjatë testimit të vullnetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button