Garat e triatlonit në fundjavë në Dojran

Gjatë fundjavës, në Dojran, do të zhvillohet gara e kampionatit vendor në triatlon, ku do të marrin pjesë 80 pjesëmarrës në 12 kategori të ndryshme. Garat do të zhvillohen nën masa të rrepta të sigurimit dhe protokolleve shnëdetësore, për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Organizator i këtij eventi sportiv është Federata e Triatlonit të Maqedonisë dhe komuna e Dojranit, me përkrahje nga Agjencia për Rini dhe Sport, si dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë. Drejtuesit e Federatës kanë konfirmuar se numrat për pjesëmarrësit do të ndahen një ditë para garës zyrtare, ndërsa kanë kërkuar nga pjesëmarrësit që të mbajnë maskat para dhe pas garës, duke mbajtur distancën fizike.

LEXO EDHE:

Back to top button