Gari, festa e Shën Mërisë kremtohet me surle e daulle
Gari, festa e Shën Mërisë kremtohet me surle e daulle
Me rastin e festës ortodokse të Shën Mërisë, tradicionalisht, në fshatin Gari u mbajt festë e madhe ku banorët e fshatit dhe mysafirë të shumë me surle e daulle lëviznin nëpër rrugicat drejt kishës kryesore të fshatit. Për nder të festës, vajzat veshin kostumet e tyre më të bukura tradicionale dhe i bashkohen kortezhit për në kishën kryesore të fshatit. Kisha e fshatit është ndërtuar në shekullin e 19, ndërsa siç ndodhë në të gjitha fshatrat e Miakut, tempulli ortodoks në Gari është gjithashtu i rrethuar me Bajame. Ditën e Shën Mërisë, kisha e shënon si përkujtim për vdekjen e Shën Mërisë, dhe sipas traditës ungjillore, ditën kur ajo u ngrit në parajsë dhe e dorëzoi shpirtin e saj në duart e Shpëtimtarit. /Alsat.mk