Gashi i kërkon Rexhepit që ta kthejë mandatin e deputetit

Gashi i kërkon Rexhepit që ta kthejë mandatin e deputetit

Gazetar: Adrian Kerimi

Deputeti Skender Rexhepi thotë se vendimi për të vepruar si i pavarur vjen si pasojë e mos ndryshimit të kursit politik, sipas tij të gabuar të Alternativës, shkruan Alsat.

Organet e partisë i ka lejuar të veprojnë si të pavarur pas kongresit të fundit, duke shtuar se vendimi për të vepruar i pavarur është individual por mbetet në frymën e marrëveshjes për zbatimin e programit qeveritarë.

“Unë për hir të rrugëtimit më të mirë politik, nga kongresi deri tash nuk jam përzier fare dhe e kam lënë udhëheqësin e ngushtë që të sjelle vendime të pavarura të cilat do të ndryshonin kursin e gabuar të veprimit politik. Por, pasi fare nuk pash ndryshim, nuk me mbeti asnjë zgjidhje jashtë edhe unë të sjelli vendim të pavarur për funksionimit e mëtutjeshëm politik. Gjithsesi, do të përkrahi çdo përpjekje të Alternativës për jetësimit e marrëveshjes programore me Qeverinë”, u shpreh Skender Rexhepi, Deputetet i pavarur.

Alternativa akuzon Rexhepin se po vepron në dëm të shumicës parlamentare dhe kërkon nga ai ta kthen mandatin e deputetit. Nga partia e Gashit thonë se do të vazhdojnë të mbeten pjesë e Qeverisë.

“Meqë mandatet e deputetëve të kësaj përbërjeje parlamentare, rrjedhimisht edhe të Alternativës, janë fituar nën logon dhe emrin e partisë, e jo si kandidatura të pavarura, shpresojmë që deputeti Skender Rexhepi – në emër të moralit politik dhe detyrimit ndaj strukturave partiake që e kanë bërë deputet – ta kthejë mandatin e fituar në emër të partisë, për çka Alternativa do të jetë mirënjohëse dhe falënderuese për punën e deritanishme”, thonë nga Alternativa.

Përveç Skender Rexhepit, në Kuvendin e ri Qendror të Alternativës nuk u përfshinë: Asaf Ademi ish ministër i Kulturës dhe Daim Luçi, zëvendësministër aktual i Kulturës. Jo zyrtarisht mësohet se Rexhepi nuk do të mbështes interpelancën kundër kreut të Kuvendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button