Gashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes së grupeve parlamentare në Kuvend
Gashi: Nuk ka ndryshim të shpërndarjes së grupeve parlamentare në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se aktualisht nuk ka ndryshim të situatës sa i përket shpërndarjes së grupeve parlamentare.
“Tani për tani situata në Kuvend është “status quo” sa i përket shpërndarjes së re të deputetëve. Gjithçka është si më parë. Të gjitha grupet parlamentare vazhdojnë punën. Nëse do të ketë ndryshime të reja, do të duhet t’i paraqesin tek unë dhe shërbimet, në mënyrë që të njoftoj deputetët e tjerë. Aktualisht nuk kemi situatë tjetër”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me ndryshimet e mundshme të numrit të grupeve parlamentare dhe kalimin e deputetëve nga një kamp në tjetrin.