Gasperini: Nunacat e vendosën takimin e çerekfinales


Alsat
13.08.2020 10:01
Trajner i Atalantës, Xhianpiero Gasperini beson se detajet e vogla e kanë vendosur ndeshjen që skuadra e tij e humbi 2:1 kundër PSZH-së. Atalanta po avanconte që nga pjesa e parë e PSZH-së, por lëshoi mundësinë për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi pranoi dy gola në fund të ndeshjes.
“Unë vetëm mund t’i falënderoj lojtarët e mi. Ishim shumë afër, shumë afër. Detajet bëjnë diferencën në Ligën e Kampionëve. Disa pjesë të caktuara, disa momente, situata momente që përcaktojnë se kush shkon tutje e kush jo”, ka deklaruar Gasperini.