Shqipëri, 29-vjeçari me Covid-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit


Një 29-vjeçar i sëmurë me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i Spitalit Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, 29-vjeçari Xh.K rreth orës 04:30 minuta është hedhur nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen, ndërsa ajo ndodh një ditë pasi në media pati denoncime nga opozita se në spital nuk kishte barna të mjaftueshme dhe numri i të sëmurëve ishte më i lartë se sa deklarohej nga ministria e Shëndetësisë.

Nga spitali u garantua se nuk kishte mungesë barnash, por nuk u saktësua nëse raportimi se kishte 150 të shtruar ishte i vërtetë apo jo.

LEXO EDHE:

Back to top button