Gati gjysma e qytetarëve të Serbisë janë kundër anëtarësimit në BE

Gati gjysma e qytetarëve të Serbisë janë kundër anëtarësimit në BE

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Serbisë janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka treguar hulumtimi i fundit i agjencisë Ipsos , shkruan kosovo-online, transmeton Klan Kosova.

Shkak për këtë thuhet se janë presionet që po i pëson Serbia nga BE-ja dhe që para së gjithash kanë të bëjnë me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Marko Uljareviq, drejtor i agjencisë hulumtuese Ipsos, ka deklaruar se sot për herë të parë që kur po monitorohen trendet e integrimeve evropiane, është regjistruar se një numër më i madh i qytetarëve serbë nuk do të votonin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në një referendum të mundshëm, në raport me ata që mbështesin integrimin.

Sipas tij, rreth 44 % e serbëve janë kundër integrimit evropian, ndërsa 35 % janë për dhe 21 % të tjerë nuk dinë apo nuk duan të deklarohen.

Udhëheqësi i Ipsos po ashtu shpjegon se këtë ndryshim të madh e lidh pa mëdyshje me luftën në Ukrainë.

“Aq sa e suksesshme ka qenë Serbia në balancimin e politikës së saj ndërkombëtare në vitet e fundit, rrethanat aktuale janë të tilla që presionet e përditshme për Serbinë për të vendosur dhe për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë sigurisht që i përcaktojnë qytetarët që të vendosin ndryshe ndaj BE-së”.
Megjithatë, sipas tij, kolapsi i mbështetjes nuk ka ndodhur në shpejtësi vetëm javët e fundit.

Periudha me dy të tretat e mbështetjes së popullatës së përgjithshme ndaj anëtarësimit në BE raportohet se përfundoi në momentin kur njohja e Kosovës si shtet i pavarur u shfaq për herë të parë si parakusht për integrimin evropian të Serbisë.

Rrjedhimisht, gjatë viteve 2010 dhe 2011 numri i kundërshtarëve të integrimeve evropiane në Serbi u dyfishua, dhe në vitet në vijim trendet në rritje të mbështetjes për integrimin evropian do të ndërpriteshin nga njoftimet për kushte të reja, qofshin ato nga politikanët serbë apo evropianë, deklaroi Uljareviq.

LEXO EDHE:

Back to top button