Gati në fund të pritjes për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme
Gati në fund të pritjes për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme

Gazetare: Ajnur Bafqari
Pas më shumë se dy muaj pas përfundimit të konkursit, po i vjen fundi pritjes për zgjedhjen e numrit një të Gjykatës Supreme.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski tha për Alsat, se raporti me kandidatët për kryetarë të kësaj gjykate tashmë është përgatitur dhe i njëjti do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të këshillit.
Në këtë seancë, anëtarët e këshillit do të duhet të përcaktohen për zgjedhjen e njërit nga kandidatët. Cili do prej tyre që kalon filtrin e parë, do të ballafaqohet edhe votat për e badenterit që jo rrallë herë kanë prishur matematikat e shumicës brenda këshillit.
“Raporti në lidhje me kandidatët për kryetarë të Gjykatës Supreme është përgatitur dhe pritet në seancën e radhës të Këshillit Gjyqësor të jetë pikë e rendit të ditës”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Në garë për ulësen e numrit një të Supremes janë ish kryetarja Besa Ademi dhe gjykatësi i i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani. Aktualisht, postin e ushtruesit të detyrës kryetar e ushtron Xhemali Saiti, i cili u zgjodh në këtë pozicion, pas përfundimit të mandatit katërvjeçarë të Besa Ademit, më 12 mars. Sipas ligjit për gjykatës, kreu i supremes mund të jetë gjykatës me të paktën gjashtë vjet përvojë gjyqësore të pandërprerë në gjykatë të nivelit të njëjtë ose më të lartë./ Alsat.mk