Gavi, debutuesi më i ri në kombëtaren e Spanjës

Futbollisti i Spanjës, Gavi, ishte pjesë e kombëtares së Spanjës, e cila mundi Italinë me 2-1 në stadiumin “San Siro” në Romë, në sfidën e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Seleksionuesi i Luis Enrike e vendosi Gavi në ekipin e parë , ndërsa futbollisti i ri u përgjigj me lojë të mirë , duke kontrolluar mesfushën dhe kishte disa lëvizje që mahnitën të gjitë në taborin spanjoll.

Me 17 vite dhe 62 ditë, Gavi u bë debutuesi më ri në historikun e kombëtares së Spanjës, duke kaluar rekordin e Anhell Zubietës, i cili në vitin 1926 debutoi me 17 vite e 284 ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button