Gazetarët e “Eurosport”-it: Franca, favorit i parë për titullin

Prestigjozja “Eurosport”, duke analizuar fitbollistët si dhe gjendjen aktuale të të 24 skuadrave pjesëmarrëse, ka bërë një projeksion se si do të jetë renditja finale e skuadrave.

Për vendin e parë, sipas “Eurosport” nuk ka dyshime: Franca e Didier Deshampit mbetet favoritja absolute për të fituar trofeun. 8 nga 12 gazetarët e redaksisë së “Eurosport” e shikojnë Francën si favoriten kryesore të këtij evropiani. “Gjelat”, e kërkojnë këtë trofe prej 24 vitesh, ata i’u afruan shumë në 2016, ku në shtëpi i surprizoi Portugalia e Kristiano Ronaldos. Antagonistja kryesore e Francës është Anglia e Geret Sauthgejtit.

Në linjën e dytë të pretendentëve janë Gjermania, vendi pritës i këtij evropiani, drejtuar nga Nagelsmann dhe Spanja e De La Fuentes, rivali i kombëtares tonë, mbrëmjen e 24 qershorit, në Diseldorf.

Ndërkohë që Italia e Spalletit, rivali tjetër i kombëtares kuqezi në Grupin B, shikohet vetëm në vendin e 6 dhe mundësia për të përsëritur suksesin e Evropianit të shkuar shikohet thuajse e pamundur. Pjesa më e madhe e gazetarëve të “Eurosport” parashikon se “azzurrët” do të eleminohen përpara raundit të gjysmëfinaleve.

LEXO EDHE:

Back to top button