Gazetari Bashkim Sulejmani: Tragjedia e mbrëmshme, një nga më të vështirat që kam përjetuar si gazetar

Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsatit, i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, ka qenë mbrëmë një nga dëshmitarët okular të tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona. Sulejmani tha se ngjarja e mbrëmshme ka qenë një nga më tragjiket e përjetuar nga ai në të gjithë jetën e tij profesionale si gazetar. Sipas gazetarit momenti më i vështirë ka qenë edhe momenti me familjarët e pacientëve, ku në momentin e shpërthimit të zjarrit u krijua një panik i madh, familjarët kërkonin njerëzit e tyre.

 Ishte një nga ngjarjet më të rënda që kam përjetuar si gazetar në të gjithë punën time si gazetar për mbi 2 dekada. Unë kam pasur fatin të përjetoj edhe periudhën e luftës, por ajo e mbrëmshjma ka qenë shumë më e rëndë. Dua të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan mbrëmë, nga mjekët te zjarrfikësit dhe deri te komshinjtë që ishin afër spitalit që u gjenden aty të parët për të ndihmuar pacientët për t’i nxjerrë nga flakët. Momenti më i vështirë ka qenë edhe momenti me familjarët e pacientëve, ku në momentin e shpërthimit të zjarrit u krijua një panik i madh, familjarët kërkonin njerëzit e tyre. Djegia ishte me vrull shumë të madh, ka qenë gati i e pamundur të futeshe brenda sepse edhe vet spitali modular ka pasur vetëm një portë hyrëse dhe dalëse- tha Sulejamni,

LEXO EDHE:

Back to top button