" "
Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar garën e 3.000 metrave të zhvilluar në Mitingun në Francë, një turne i sallave të mbyllura.vGega regjistroi kohën prej 8 minuta, 50 sekonda e 8 të qindave, që ështrë rekord për këtë turne.
Një garë e dominuar nga atletja shqiptare, që la pas rivalet e saj. Gega vijon kështu paraqitjet e mira në pistë, teksa dy javë më parë u rendit e dyta në turneun e Mançesterit.

Në këtë garë morën pjesë 16 atlete, por Luiza Gega diktoi në pistë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Atletja shqiptare përgatitet për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura, që zhvillohet pas një muaji.








