Gençovska ka parë insertet e sulmit ndaj klubit bullgar: Pres nga gjyqësori të bëjë punën

Gazetar: Igor Stefanovski

Shefja e diplomacisë bullgare Teodora Gençovska ka parë pamjet nga zjarri në qendrën kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir. Në një intervistë për BTV, ajo tha se në video kishte parë një burrë me maskë duke ndezur derën e ndërtesës, sipas saj, me gjakftohtësi. Gençovska nuk ka mundur ta shohë se kush ishte, por ka vërejtur se ai i kishte vënë flakën edhe vetes.

“Vërehet një njeri që vjen i qetë me biçikletë, nxjerr një tub me lëng ndezës dhe e derdh atë me qetësi, nuk mund të them saktësisht çfarë është. Dhe me qetësi e derdh para derës së qendrës kulturore. Kjo qetësi u prish sepse zjarri që ishte i madh, ai është trembur, dyshoj se personi ka lëndime nga ky zjarr, mund të kërkojë ndihmë mjekësore. Pra, kjo është pikëpamja ime.”,tha Teodora Gençovska- ministre e jashtme e Bullgarisë

Gençovska tha në intervistë se e ka parë videon sepse është në pronësi të vetë qendrës kulturore. Ajo pret që gjyqësori në Maqedoni të përfundojë shpejt punën e tij.

Prokuroria thotë se janë duke u analizuar incizimet nga videokamerat e qendrës kulturore Vanço Mihajllov, si dhe nga objektet përreth dhe po punohet për zbulimin e zjarrvënësit në një pjesë të objektit.

Në mëngjesin e djeshëm është djegur dera e qendrës kulturore “Vanço Mihajllov” të Bullgarisë në Manastir. Hapja e saj u bë para më shumë se një muaji dhe shkaktoi një ortek reagimesh për emërimin e një bashkëpunëtori të Hitlerit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button