Georgiev preferon një qasje konservatore, kur hap temën për një njësi zgjedhore

Profesori universitar, Gordan Georgiev, sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se tema e aplikimit të një njësie zgjedhore duhet të shqyrtohet në një kohë, kur nuk ka zgjedhje të reja dhe se qasja nuk duhet të nxitohet apo të detyrohet, shkruan Alsat.

“Unë jam për një qasje konservatore për këtë çështje. Çështjet të hapen ngadalë. Kjo temë hapet në kohë të qeta, jo para zgjedhjeve. Nëse keni parë ciklet e fundit, ajo hapet gjatë gjithë kohës një vit para zgjedhjeve dhe në fund do të thonë – mirë, Kodi Zgjedhor nuk mund të hapet,” tha Georgiev. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button