Georgievska: Respektimi i plotë i Deklaratës nga Kuvendi në negociatat me Bullgarinë

Me Bullgarinë të diskutojmë vetëm në bazë të historisë, por negociatat të jenë më të gjera, edhe për kulturën, arsimin etj. thotë në emisionin “Rruga Drejt…” në Alsat, deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska. Megjithatë, shton ajo, Deklarata e miratuar në Kuvend do të respektohet në plotësisht.

“Mendoj se këto janë mënyrat dhe drejtimet ka duhet të lëvizin bisedimet dhe sigurisht që do të shkojnë në atë drejtim”. Ajo për çka nuk diskutohet dhe absolutisht nuk ka lëshime është identiteti ynë, gjuha jonë, veçantia jonë, e cila nuk është aspak e diskutueshme dhe nuk ka asnjë devijim nga ajo që e kemi miratuar si Deklaratë në Kuvend”, tha Georgievska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button