Gërmimi në Pompei zbulon “Shtëpinë e Fedras”
Gërmimi në Pompei zbulon “Shtëpinë e Fedras”
Gërmimi arkeologjik në Pompei ka nxjerrë në dritë një ndërtesë të dekoruar shumë, por jashtëzakonisht të vogël me piktura murale të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Ajo u emërua “Shtëpia e Fedrës”, sipas mbretëreshës mitologjike të Athinës e cila është paraqitur në një afresk. Ky zbulim hedh dritë edhe mbi ndryshimin e stilit arkitektonik gjatë shekullit 1. Ndryshe nga ndërtesat e tjera në zonën arkeologjike, ajo nuk u ndërtua rreth atriumit tradicional romak – një zonë e hapur me një cisternë për mbledhjen e ujit të shiut. Pavarësisht përmasave të vogla, shtëpia e veçantë “bën përshtypje për shkak të nivelit të lartë të afreskeve”. Ato janë të ngjashme me shtëpitë shumë më të mëdha dhe luksoze që janë gjetur aty pranë. /Alsat.mk