Gërvalla: Putini gënjen si Millosheviqi dhe Vuçiqi
Ministrja e jashtme e Republikës së Kosovës , Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili deklaroi se mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë. Gërvalla me këtë rast Putinin e ka quajtur gënjeshtar dhe kriminel lufte. Sipas Gërvallës Putini po përpiqet të shpërqendrojë opinionin nga gjenocidi i tij në Ukrainë, teksa shton se kjo lojë dihet nga Millosheviqi dhe Vuçiqi.
“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka Zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, këtë të shtunë. Ky i fundit përmes një postimi në Twiter ka njoftuar se me kryeministrin Rama kanë folur për punën e përbashkët në OKB, dhe se ka vlerësuar ndihmën dhe mbështetjen e shtetit shqiptar në kohën kur shteti i tij është në luftë.
“Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, ka shkruar Zelinski.
Nga an tjetër kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ka marrë falënderime nga Zelenski për ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. /Alsat.mk








