Gigi Hadid më në fund pozon me vogëlushen e saj, emrin e të cilës nuk e dimë ende

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin Shtator, por çifti janë treguar shumë diskret duke mos zbuluar as portretin e vogëlushes dhe as emrin e saj.

Megjithatë Gigi e ka thyer paksa rregullin e tyre të privatësisë, duke postuar në InstaStory një foto me të bijën, që me siguri ia ka ëmbëlsuar ditën fansave të saj.

Supermodelja që dikur e shihnim në sfilatat e “Victoria’s Secret”, shfaqet duke e mbajtur princeshën e saj në krahë teksa e ka veshur kaq lezetshëm, me xhinse dhe çorape. Edhe Gigi vetë duket kaq e bukur dhe plot dritë si një nënë e re që po shijon ditët e para me të voglën e saj.

Ndërkohë partneri i saj, Zayn i ka shprehur emocionet përmes një postimi në rrjete sociale ku shkruante: “Dashuria që ndjej për këtë qenie kaq të vogël është e papërshkrueshme. Jam mirënjohës dhe krenar ta quaj timen dhe falenderues për jetën që do kalojmë së bashku”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button