“Alkaloid”, donacion për spitalin e Kavadarit


Gjatë vitit 2019 dhe 2020 “Alkaloid Sh.A Shkup” realizoi donacion në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit në vlerë prej 170 mijë eurosh. Është pajisur plotësisht “Departamenti intern për sëmundjet e femrave” në këtë spital. Hapësira mbi 350m2, e cila mbi tre dekada ka qenë e papërfunduar, sot zyrtarisht dhe në mënyrë solemne është vënë në funksion duke respektuar në mënyrë të rreptë protokollet shëndetësore dhe masat për mbrojtje nga ana e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, Drejtorit të përgjithshëm dhe kryetarit të këshillit drejtues të “Alkaloid” Zhivko Mukaetov dhe drejtorit të spitalit Dime Kovec. Departamenti i ri është i konceptuar dhe realizuar sipas standardeve bashkëkohore, ndërsa përfshin dhomat e pacientëve, pjesën për kujdes intenziv, pjesën për personelin mjekësor, ndërkaq e gjithë hapësira përveç instalimeve të reja, u pajis edhe me pajisje të përshtatshme spitalore.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button