Qeveria gjermane: Alexey Navalny u helmua me Novichok


Qeveria gjermane tha të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi rus i opozitës dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok.

Navalny, 44 vjeç, aktualisht po kurohet në spitalin universitar të Berlinit, ku u transportua pasi u sëmur në Siberi në bordin e një aeroplani.

Ai vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit.

Mjekët rusë që e kuruan fillimisht zotin Navalny, thanë se nuk kishte prova që ai ishte helmuar.

Novichok është i njëjti agjent nervor që u përdor për helmimin në vitin 2018 të Sergei Skripalit, një shtetas rus i arratisur në Mbretërinë e Bashkuar.

LEXO EDHE:

Back to top button