Gigs, shkarkohet pasi akuzohet për dhunë ndaj dy femrave

Trajneri i kombëtares së Uellsit, Rajan Gigs, është bërë protagonist i një skandali seksual. Sipas “TalkSport”, Giggs është akuzuar nga dy gra për ngacmim seksual.  Sipas Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar, Giggs është akuzuar nga dy gra për sulm seksual. Giggs akuzohet për sulm fizik ndaj një 30 vjeçare dhe një tjetër 20 vjeçare. Incidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2020, dhe Giggs pritet të dalë para Gjykatës me 28 prill.

 

Nga ana tjetër Në një komunikatë zyrtare për shtyp, Federata Uellsiane e Futbollit ka komunikuar shkarkimin e Giggs nga kombëtarja dhe se vendi i tij do t’i besohet Robert Pejxhit, i cili e ka zëvendësuar ish-legjendën e Man. Junajted në ndeshjet e fundit.

“Federata e Uellsit ka mësuar vendimin e marrë nga Croën Prosecution Service për të vazhduar me akuzat kundër Ryan Giggs dhe ka vendosur të konfirmojë Robert Page si trajnerin e kombëtares për Euro 2020.Do të zhvillohet një mbledhje e Këshillit të Federatës për të diskutuar për këto zhvillime dhe ndikimin e tyre te Federata dhe skuadra kombëtare. Nuk do të bëjmë më komente të tjera në këtë moment, ” thuhet mes tjerash në komunikatën e drejtuesve të futbollit në Uells.

LEXO EDHE:

Back to top button